Dallasi kishte 11 humbje radhazi në Juta, por ia doli edhe pa Donçiçin!

Ylli kryesor i ekipit do të kthehet me shumë gjasa në ndeshjen e katërt, pasi mungoi për tri të tilla radhazi, e megjithatë u ka një detyrim të madh shokëve të skuadrës. Luka Donçiç ishte sërish një spektator ndërsa Dallas Maveriksat luajtën në Arenën e Solt Lejk Sitit ndaj Juta Xhazit. Ekipi nga Teksasi fitoi 126-118 dhe mori kryesimin e serisë së raundit të parë të plej ofit në Perëndim. Në mungesë Donçiçit, ishte Xhejlën Branson që u bë sërish protagonist me 31 pikë, edhe pse pati dëmtim në shpinë. Dajnuindi shtoi 20 pikë, Kleber 17, Bertans 15 dhe Finej-Smith 14 pikë për Dallasin. Më i miri për Juta Xhazin ishte Donovan Miçëll me 32 pikë, Bogdanoviç ishte me 24 dhe Konlej me 21 pikë. Kjo ishte fitorja e parë e Dallasit në fushën e Jutës pas 11 ndeshjeve radhazi, ndërsa ndeshja e katërt do të luhet sërish në Solt Lejk Siti.

Sfidanti.al