Presidenti Laporta dhe trajneri Ksavi premtuan një hetim dhe që një gjë e tillë nuk do të përsëritet më. Në të vërtetë, është e jashtëzakonshme që plot 30 000 tifozë gjermanë u futën në “Kamp Nou” për ndeshjen ndaj Barcelonës në Ligën e Europës. Ajntrahti i Frankfurtit fitoi 3-2 dhe u ndje si në shtëpinë e tij, pasi në stadiumin ishin rreth 79 000 tifozë dhe vetëm 49 000 prej tyre ishin katalanas. Mediat spanjolle shkruajnë se gjermanët gjetën biletat nëpërmjet kompanive turistike (turoperatorët), nga vetë klubi i Barcelonës si dhe nga të abonuarit në “Kamp Nou”.
Sfidanti.al