Reali i mbijeton Çelsit, ishte natë spanjolle në Champions

Në pritje që kjo e sotmja të jetë mbrëmje angleze, Liga e Kampionëve ishte fillimisht i iberikëve. Reali i Madridit i mbijetoi një prove jashtëzakonisht të rëndë ndaj Çelsit në “Santiago Bernabeu” për t’u kualifikuar për në gjysmëfinale të Championsit, duke ndjekur gjurmët e Vijarrealit që eliminimi gjigandin Bajern. Skuadra e trajnerit Karlo Ançeloti e pati shumë të vështirë, por pati meritën që nuk u dorëzua edhe atëherë kur u duk e hedhur poshtë me nokaut nga anglezët.

Çelsi humbi 1-3 në Londër, por arriti deri në 3-0 me golat e shënuar nga Mejzën Maunt në 15’, Antonio Rydiger në 51’ dhe Timo Verner në 75’. Bluve të Londrës iu anulua edhe një gol, ndërsa Tibo Kurtua bëri dy pritje të mëdha ndaj Kai Havercit për të mos lejuar që ndeshja të shkonte në 0-4. Klasi dhe përvoja, bashkë me fatin, bënë që Reali të reagonte. Rodrigo shpëtoi ekipin nga eliminimi në 80’ duke e dërguar ndeshjen në kohën shtesë. Në 96’, Karim Benzema shënoi golin e tij, ndërsa megjithë përpjekjet deri në fund nuk pati rrjetë tjetër. Reali kaloi me shifrat e përgjithshme 5-4, edhe pse Çelsi ishte skuadra më e mirë me 57 për qind mbajtje topi, 29 gjuajtje (vetëm 10 Madridi) dhe 7 në kuadrat (4 spanjollët). Kornet ishin 10-1 për ekipin e trajnerit Tomas Tuhel që largohet me kokën lart.

Real-Çelsi 2-3

Reali (4-3-3): Kurtua, Karvahal, Naço (Lukas Vaskez 88’), Alaba, Mendi (Marselo 78’), Kros (Kamavigna 73’), Kasemiro (Rodrigo 78’), Modriç, Valverde, Benzema, Vinisius (Sebajos 115’).

Çelsi (4-3-3): Mendi, Xhejms, Tiago Silva, Rydiger, Alonso, Kante (Zijeç 100’), Loftus-Çik (Saul 106’), Kovaçiç (Zhorginjo 106’), Haverc, Maunt, Verner (Pulishiç 83’).

Sfidanti.al