Përshëndetja naziste dëmton Atletikon, por jo edhe aq shumë

UEFA e ka urdhëruar klubin spanjoll që të mbyllë një pjesë të stadiumit “Uanda Metropolitano” për ndeshjen ndaj Mançester Sitit ditën e nesërme në Champions. Ky vendim i drejtuesve të futbollit europian vjen pasi disa tifozë të Atletikos bënë përshëndetjen naziste në ndeshjen ndaj Sitit në stadiumin “Etihad” në ndeshjen e parë çerekfinale. Nga rreth 68 500 vende që ka “Uanda Metropolitano”, UEFA ka urdhëruar që të mos shiten 5 000 bileta si ndëshkim për atë që bënë disa nga tifozët.

Sfidanti.al