Pak ditë më parë u diskutua që çështja e rinovimit të sulmuesit egjiptian me Liverpulin ishte gjë e përfunduar. Për fat të keq (apo të mirë, varet nga këndvështrimi), duket se kjo gjë nuk është kështu. Vetë Salahu deklaroi se nuk mund të thotë me siguri nëse do të firmosë apo jo kontratë të re me klubin. “Ndershmërisht nuk di çfarë të them, – tha ai për “Skaj Sportsin” (Sky Sports), – ka shumë gjëra që njerëzit nuk i dinë, por unë nuk mund të jem egoist dhe të flas për veten në këtë moment. Ne jemi në periudhën më të rëndësishme për ekipin, dhe unë duhet të flas vetëm për skuadrën”. Kontrata e Salahut përfundon në 2023, ndërsa besohet se ai mund të firmosë për 400 paundë stërlina në javë.
Sfidanti.al