Myrto Uzunin e ndal shtylla, por shqiptari mbetet protagonist për Granadën!

Një ndeshje që në fund u humb, por që fare mirë mund të kishte përfunduar ndryshe. Granada pësoi disfatë 2-4 në fushën e Seviljes në La Ligën spanjolle, ndërsa sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, bëri një tjetër paraqitje shumë të mirë. Futbollisti 25-vjeçar goditi shtyllën kur rezultati ishte 1-2, pra mund të kishte barazuar, por fati nuk ishte me të. Pavarësisht lojës së mirë, Granada u mund përsëri dhe tani rrezikon rënien në kategorinë e dytë, duke qenë vetëm 3 pikë mbi zonën “e ftohtë”, ndërsa mbeten edhe 7 javë deri në përfundim të sezonit. Uzuni është vazhdimisht titullar dhe javën e kaluar ishte protagonist në barazimin 2-2 ndaj Rajo Vajekanos, duke pasur edhe një duel me shokun në kombëtare, Ivan Balliu.

Sfidanti.al