Drejtuesi i Barçës cilësohet si më inteligjenti i futbollit europian

Emrin e ka Mateu Alemani dhe është drejtor sportiv në “Kamp Nou” i sjellë në klub nga presidenti Zhoan Laporta. Për Alemanin, ka fjalë të larta lavdërimi nga presidenti i Olimpikut të Marsejës, Pablo Longoria. “Alemani është më inteligjenti në futbollin europian në detyrën e tij, ai është një gjeni”, – tha presidenti. Alemani solli në ekip lojtarë si Obamejang apo Ferran Torres, ktheu Dani Alveshin, ndërsa pritet të rinovojë me Arauhon, Gavin apo Dembele, ndërsa pritet edhe një sulmues i nivelit të lartë.

Sfidanti.al