Shqiptarët ndajën pikët në Serinë A, dhe duket se sigurojnë mbijetesën

Në këtë moment të sezonit, ishte diçka që pritej. Dy skuadra modeste të elitës së futbollit italian ndanë pikët, ndërsa futbollistët thjesht u përpoqën të tregonin veten, siç bënë edhe 3 shqiptarët që ishin në fushë. Nedim Bajrami e Kristijan Asllani për vendasit e Empolit dhe Rej Manaj për miqtë e Specias ishin titullarë, ndërsa në minutat e fundit atyre ku shtua lojtari tjetër i kombëtares, mbrojtësi Ardian Ismajli. Përfundoi 0-0 dhe më të dalluarit ishin Asllani për toskanët dhe Manaj për Specian. Ata krijuan më shumë se të tjerët, por gola në ndeshje nuk pati.

Në të vërtetë rastet nuk ishin të pakta, por gjithsesi rivalët sikur nuk deshën të rrezikonmin më shumë sesa duhet. Më mirë një barazim sesa një humbje. Me shifrat 0-0, duket se dy ekipet ishin të kënaqur ndonëse duhen edhe 7 javë deri në përfundim të sezonit. Empoli është në vendin e 13-të në Serinë A me 34 pikë, ndërsa Specia është e 15-ta me 33. Të dyja skuadrat duken në pozita të mira për të siguruar kategorinë përderisa vendi i tretë nga fundi, Xhenoa ka 22 pikë.

Sfidanti.al