Pse të luajë vetëm Erikseni? Edhe Kun Aguero është gati të kthehet!

Legjenda argjentinase po bën gati 4 muaj që kur u detyrua ta linte karrierën e futbollistit për shkak të problemeve në zemër. Sergio Kun Aguero gjithsesi nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të qenë sërish lojtar, ndoshta i nxitur nga suksesi i mrekullueshëm i Kristian Eriksenit, që rrezikoi shumë më tepër sesa ai, thuajse humbi jetën në fushën e lojës, por u kthye edhe me ekipet e klubeve (Brentfordin) dhe me kombëtaren e Danimarkës duke shënuar edhe 2 gola në 2 ndeshje. “Mjekët më thanë se duhet të rri 5-6 muaj pushim, – tha Kuni për një televizion në Amerikën e Jugut, – por, unë kam dëshirë që të kthehem në stërvitje. Dua që të luaj futboll për qejf, jo futboll profesionist”.

Sfidanti.al