Nagelsmani i Bajernit gjen një lidhje mes stilit udhëheqës dhe … kuajve!

Pozicioni që ka tregon se është i suksesshëm, të paktën për të këtë e morën në Mynih. Julian Nagelsman, edhe pse shumë i ri, ka arritur fitore në karrierë, dhe shpreson të arrijë më shumë me Bajernin. Gjithsesi, ai nuk e ka pasur gjithnjë të lehtë, sidomos në fillim, ndaj tregon një histori interesante me kuaj. “Më thoshin se isha arrogant, – tha Nagelasmani, – për këtë shkova tek një trajner kuajsh për një “terapi kuajsh”. Ata që merren me kuajt thonë se kur dikush që i ngjan një diktatori afrohet te kafshët, ato largohen. Kështu më ndodhi edhe mua në fillim, por më pas kuajt u afruan tek unë, dhe madje pranuan të dilnin për një shëtitje 2 orë”. Kjo do të thotë se Nagelsmani u bë një komunikues i shkëlqyer.

Sfidanti.al