Edhe kjo i duhej Interit, ultrasit nuk do ta ndjekin në Torino

Nuk kanë dhënë asnjë shpjegim këtë herë, por ndoshta mund të mësohet shpejt. Grupimi i tifozëve ultras të Interit ka vendosur të mos e ndjekë pas skuadrën në ndeshjen vendimtare në fushën e Juventusit në Serinë A. Në përballjen e së dielës në orën 15:00 në Torino, zikaltërit do të jenë pa mbështetjen e tifozëve më të zjarrtë, diçka që ndodhi edhe në derbin e humbur ndaj Milanit në shkurt. Në atë rast, ultrasit ishin zemëruar sepse klubi nuk u kishte siguruar bileta disa tifozëve që kishin përgatitur dhe vendosur banderolat në stadium. Këtë herë nuk dihet ende se përse po ndodh.

Sfidanti.al