Betejën e parë e fitoi, ndërsa e zhvilloi që nga viti 2019. Bolonja mund të mbetet sërish pa trajner sepse Sinisha Mihajloviç është ende i rrezikuar nga leuçemia pas analizave të fundit që bëri këto ditë. “Mjekimi i parë ishte i suksesshëm, – informon ish-ylli serb i futbollit, – por, këto janë sëmundje që janë të pabesa dhe mund të shfaqen sërish. Analizat kanë dhënë një alarm që duhet të kemi kujdes, dhe unë duhet të vazhdoj mjekimin”. Mihajloviçi u detyrua të largohej nga detyra për një periudhë kohe ndërsa u mjekua në spital, dhe këtë gjë pritet ta bëjë sërish.
Sfidanti.al