Fabio Kapelo kritikon Italinë: Kopjoni Klopin jo Guardiolën!

Si trajner ka qenë antiteza e teknikut katalanas. Nëse Pep ka praktikuar “tiki takën” dhe qarkullimin e pafund të topit, Fabio Kapelo ka qenë mbreti i pragmatizmit, i lojës së ftohtë dhe të ashpër që kërkonte rezultatin. Gjithsesi, kohët kanë ndryshuar dhe ndoshta futbolli italian ka nevojë për një stil tërheqës, ndaj edhe Kapelo nuk propozon që Të Kaltrit të ndjekin modelin e tij. “Futbolli italian duhet të jetë sipas stilit të Jurgen Klopit, – tha ish-trajneri i Milanit, – jo sipas atij të Pep Guardiolës. Kemi 15 vjet që po e kopjojmë dhe po dështojmë. Italianët nuk e kanë lojën teknike që praktikojnë spanjollët. Ne sot nuk kemi pasime vertikale dhe forcë fizike, nuk e kemi më zakon të dyluftojmë”.

Sfidanti.al