Pas 22 vitesh dhe 325 golash tërhiqet anglezi 39-vjeçar Xhermen Defo!

Një karrierë e gjatë për kënaqësinë dhe rraskapitjen e tij, pa trofe të mëdhenj, por me me emocione deri në fund. Xhermen Defo nuk është një Dejvid Bekam apo një Xhon Terri, por gjithsesi mbetet një pasuri për futbollin anglez, ndërsa ka lajmëruar lënien e sportit. Më në fund! Një sulmues i spikatur, Defo luajti për 22 vjet në futbollin profesionist derisa arriti në 39 vjeç. Shënoi jo pak, por 325 gola për Uest Hemin, Bornmuthin, Totenhemin, Portsmuthin, Toronton, Sandërlendin, Gllazgou Rejnxhërsin dhe kombëtaren e Anglisë. Për “tre luanët” pati 57 ndeshje dhe 20 gola. Gjithsesi, karrierën e vetme e fitoi sezonin e kaluar me Gllazgou Rejnxhërsin, titullin kampion në Skoci. “Futbolli do të mbetet gjithnjë në gjakun tim”, – tha Defo.

Sfidanti.al