Interi dhe rinovimet, cilat janë planet për Perishiçin, Handanoviçin e Shkriniarin?

Janë të ndryshme, por objektivi është që skuadra të ketë sa më shumë lojtarë, por edhe të respektohen limitet financiare. Interi mori Robin Gosensin pikërisht për ta pasur në vend të Ivan Perishiçit, të cilit i përfundon kontrata në qershor. Ekziston dëshira e të dyja palëve për të rinovuar, por ka një diferencë prej 1 milionë eurosh tek rroga. Nëse do të kishte dakordësi, trajneri Inzagi do të kishte një dyshe krahu shumë të mirë Gosens-Perishiç, që do t’i jepte më shumë mundësi të luante njëkohësisht në Serinë A dhe Champions. Handanoviç gjithashtu është pa kontratë në verë, dhe Interi ka marrë portieri n e Ajaksit, Onana. Problemi është se nëse slloveni qendron, ai nuk pranon stolin, pasi nuk e ka bërë kurrë përsa kohë ka luajtur në Milano. Problemi më i madh për zikaltërit është Milan Shkriniari pasi mbrojtësi i qendrës nga Sllovakia ka kontratë deri në 2023. Ai pëlqehet nga shumë klube, ndaj Interi dëshiron të rinovojë sa më shpejt. Nuk dihet nëse do t’ia arrijë.

Sfidanti.al