Basketbollisti serb vazhdon të jetë më i miri i sezonit, të paktën sipas vlerësimit të vetë faqes zyrtare të NBA-së, por jo gjithmonë aim und të jetë i shkëlqyer. Nikola Jokiç shënoi 23 pikë dhe iu afrua një tripëll dabëlli, por gaboi aq shumë në gjuajtjet nga largësia, saqë kjo i kushtoi humbjen Denverit. Skuadra nga Kolorado u mund në shtëpi nga Golden Stejti që arriti një sukses të rëndësishëm, edhe falë 34 pikëve të Stefën Kërrit. Basketbollisti me numrin 30 në fanelë, pati 5 gjuajtje tripikëshe nga 12, 9 topa në tabela, 3 asistë dhe 2 vjedhje topi. Jokiç ndërkaq pati 12 topa në tabela e 9 asistë, por gabimet për tri pikë ishin fatale. Ai nuk shënoi asnjë nga 8 provat e bëra dhe në fund Golden Stejti fitoi 113-102.
Sfidanti.al