Kielini: Dibala? Unë dhe Mesi kemi luajtur fare pa kontratë!

Me të vërtetë, mbrojtësi i Juventusit kujtoi dy fakte që ekzistojnë. Po flitet shumë në Itali për rinovimin e munguar të Paulo Dibalës në Torino, por kapiteni (i dëmtuar) ka fjalë qetësuese dhe të nxjerra nga përvoja. “Një lojtar mund të luajë mirë edhe në këto kushte, – tha ai, – Paulo është më mirë fizikisht, nëse shënon me Vijarrealin të gjithë do të jemi shumë të lumtur. Kjo është kryesorja. Sa për kontratën, shpresoj të gjejnë gjuhën e përbashkët, por unë dhe Mesi kemi luajtur edhe pa kontratë fare”. Duke folur për titullin, Kielini thotë se “mund t’ia dalim nëse arrijmë një seri të gjatë fitoresh, do të ishte kënaqëi për tifozët”.

Sfidanti.al