Pavarësisht se mbeten ende edhe 14 javë deri në fund të sezonit, disfata me Vllazninë e fundosi Korabin në renditje. Vendi i fundit dhe 9 pikë diferencë nga skuadrat e tjera që luftojnë për mbijetesë duken një distancë thuajse e pamundur për tu rikuperuar. Kjo edhe për vështirësitë që dibranët po kalojnë, ku ttrajneri Haxhiu e pranoi se tashmë nuk bëhet fjalë thjesht për qëndrimin në kategori, por për ekzistencën e vetë skuadrës.
Gerd Haxhiu, zbulon barkun e ekipit: “Është e vështirë të vazhdojmë, jo vetëm në sensin e shpresës sportive, por për faktin nëse do të jemi në gjendje të vazhdojmë garën. Është një sforco e madhe, ndërsa edhe personi i vetëm që kishim nuk po na mbesht më… nuk dihet si do procedohet. Do kisha një qëndrim prej tekniku në një klub normal, por tani duket sikur largimi im do të ishte një abandonim dhe një lënie mes katër rrugëve të lojtarëve dhe të këtij klubi”.