Sa me fati tifozi i Liverpulit, mori në shtëpi topin e finales!

Gjëat nisën të shkonin mbarë që kur kapiteni Xhejms Milner zgjodhi portën nga do të gjuheshin 11-metërshat për të përcaktuar fituesin e Kupës së Ligës në Angli. Veterani i Liverpulit vendosi që penalltitë të gjuheshin në krahun ku ishin tifozët e kuq, dhe qëlloi që gjuajtja e fundit, nga portieri i Çelsit, Kepa, të shkonte “në hava”. Portieri e gjuajti shumë lart sferën dhe topi përfundoi në tribunën ku ishin liverpulasit. Një tifoz i ndodhur aty pati fatin që topi i shkoi në dorë, dhe ai arriti ta mbërthente, më pas e fotografoi sferën dhe foton e botoi në rrjetet sociale.

Sfidanti.al