Bruklini shpreson që Kajri Irving të mundë të luajë shpejt në Nju Jork

Njëri nga yjet kryesorë të ekipit nuk ka mundur të jetë në ndeshjet në shtëpi. Kajri Irving është i pavaksinuar, ndaj edhe ka qenë i ndaluar për të luajtur në Arenën e Bruklin Netsave në Nju Jork. Shteti amerikan ka rregulla të forta për njerëzit e pavaksinuar, pra që nuk mund të shkojnë në aktivitete sportive e kulturore, ndërsa këto rregulla mbeten ende në fuqi. Gjithsesi, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Erik Adams, shprehu optimizëm që kufizimet mund të hiqen shpejt, dhe kjo mund të bëjë që Irvingu të jetë lojtar i Netsave në kohë të plotë. Deri tani, ai ka luajtur vetëm jashtë Nju Jorkut.

Sfidanti.al