Gjokoviç mban vendin e parë në botë, por do ta humbë në SHBA

Natyrisht, tenisti nga Serbia nuk e ka këtë gjë si synimin kryesor, por gjithsesi çfarë të keqe ka që të jesh i pari? Novak Gjokoviç mbetet në luftë me Danil Medvedevin për të qenë numri 1 në renditjen botërore të meshkujve, ndërsa të dy rivalët janë në turne të ndryshëm. Nole është në Dubai, ndërsa rusi në Akapulko. Gjokoviç po vazhdon të luftojë pasi humbi pikë sepse nuk u lejua në Australian Open, por gjithsesi ai do ta humbasë vendin e parë për shkak të ndodhive jashtë fushe. Kjo sepse ai nuk është i vaksinuar dhe nuk do të lejohet në turnetë në Masters 1000 dhe Indian Uells në SHBA.

Sfidanti.al