Alegri: Gabuam te goli, ndeshja e kthimit do të jetë si një finale!

Ka disa vjet që Juventusi gabon në Champions, herë në çerekfinale dhe herë në raundin e dytë, ndaj edhe Masimiliano Alegri nuk kënaqet me barazimin jashtë fushe. Me Ajaksin, Lionin apo Porton, gafat kanë qenë të rënda, dhe një e tillë u bë në golin e pësuar në fushën e Vijarrealit. “Kur morëm golin, – thotë trajneri juventin, – ishim 6 lojtarë me një. Pra duhej të kishim qenë shumë më të zotë në atë rast. E kishim ndeshjen në dorë dhe nuk e mbajtëm, u treguam mendjelehtë”. Më pas, Alegri thotë se “sfida e kthimit do të jetë si një finale, sepse nuk vlen më goli dyfish jashtë fushe”.

Sfidanti.al