Bashkatdhetarët e sulmuesit Aleksis Sançez duan që ky i fundit të largohet për në ndonjë klub që mund të pretendojë seriozisht për trofetë më të rëndësishëm. Ky lajm i pazakontë vjen nga Kili, banorë të të cilit kanë në plan që të organizojnë një marshim në mbështetje të largimit të Sançezit nga Arsenali. Në fakt, e ardhmja e Sançezit tek Arsenali nuk dihet, ndërkohë që kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni, ndërsa bisedimet përkatëse po zgjaten. Për shërbimet e tij, në fakt, janë të interesuar Juventusi dhe PSZH_ja.
“Ne, si kilianë, u lodhëm duke parë sesi ylli ynë më i madh lufton për ekipin e vet, ndërkohë që disa tjerë tregohen indiferentë”, theksohet në njoftimin për organizimin e marshimit, në Fejsbuk, ndërkohë që vihet në dukje se “ne nuk duam që ai të luajë me Realin e Madridit ose të kthehet te Barcelona, për neve nuk ka shumë rëndësi se me cilin ekip do të luajë ai, por vetëm se duam që ai bashkë me dhjetë lojtarët e tjerë të luftojnë për arritjen e rezultateve të lartë. Ai nuk e meriton që të lihet vetëm”.
Sfidanti.al