Kështu thotë ish-sulmuesi i Suonsit, Miçu, i cili analizon shanset e transferimeve pak muaj përpara sesa gjithçka të bëhet e qartë. Kilian Mbape ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë, do të shkojë në Madrid apo do të qendrojë në Paris, ndërsa nga kjo lëvizje varet edhe e ardhmja e superyllit tjetër të ri, Erling Halandit. Sipas Miçut, nëse Mbape zgjedh Realin, atëherë logjike do të ishte që norvegjezi të shkonte tek Barcelona, për të pasur rivalitetin e nivelit më të lartë që nga koha e Mesit me Ronaldon, dhe për të qenë i sigurt se do të jetë protagonisti i madh në skuadrën që do të zgjedhë. Nuk është shumë problem klauzola, sepse rreth 80 milionë euro, Barcelona mund t’i gjejë, por kryesor do të jetë vullneti i lojtarit.
Sfidanti.al