S’kishte ndodhur në Kroaci, 3 shqiptarë në formacionin e javës!

Për të mos i mbetur hatri kujt, flitet për “shqipo” nga shumë troje të popullit tonë, dhe jo vetëm nga Shqipëria. Në Ligën e Parë të Kroacisë patën vend në 11-en më të mirë të javës plot 3 lojtarë me origjinë shqiptare. Njëri prej tyre ishte futbollisti i Shqipërisë U21, Berard Karrica që shënoi gol dhe shërbeu asist. Tjetri ishte shqiptari i Maqedonisë së Veriut, kapiteni i Dinamos së Zagrebit, Arijan Ademi, që gjithashtu shënoi gol. i treti që u bë pjesë e formacionit të javës ishte shqiptari i Kosovës, Emir Sahiti për Hajdukun e Splitit. Karrica mori edhe notën më të mirë të javës në Kroaci, 8.4.

Sfidanti.al