Gabimi nuk ishte tepër i rëndë, por mbetet gabim. Sulmuesi i ri i Juventusit e ka lënë shtëpinë pas një tamponi negativ për Kovidin, duke marrë lejen nga autoritetet shëndetësore vendore në Torino, por pa informuar autoritetet shëndetësore në Toskanë. Duket se, si ish-lojtar i Fiorentinës duhej ta kishte bërë edhe këtë gjë, por nuk e bëri. Mediat italiane flasin për një ndëshkim të mundshëm për Dushan Vlahoviçit, ndonëse nuk dihet se çfarë ndëshkimi do të ishte, pra dënim sportiv apo financiar.
Sfidanti.al