Fitorja nuk u vu në asnjë moment në diskutim dhe ylli vendas hodhi edhe një tjetër hap drejt ruajtjes së çmimit të lojtarit më të mirë të sezonit fituar vjet. Denveri mundi Bruklinin 124-104 në basketbollin amerikan dhe epiqendra e gjithçkaje ishte Nikola Jokiç. Ai pati gjithashtu tripëll dabëll (si Donçiç) me 27 pikë, 12 topa në tabela e 10 asistë, si dhe 2 vjedhje topi e një bllokim gjuajtje duke e humbur topin vetë vetëm 2 herë. Lojtari qendër luajti më pak se 30 minuta për të mos u lodhur më shumë sesa duhet, ndërsa Bruklini e ndjeu mungesën e dy yjeve si Kevin Durant dhe Xhejms Harden, ndërsa pësoi humbjen e 8-të radhazi! Denveri është në vend të pestë në Perëndim, me vetëm 1 humbje më shumë sesa Dallasi.
Sfidanti.al