Është nga Kolumbia dhe është në moshën e duhur për hapin e madh. Luis Diaz është 25 vjeç dhe luan me Porton, por duket se që tani në janar do të jetë pjesë e Liverpulit. Trajneri Jurgen Klop, i detyruar të freskojë treshen e sulmit që po stazhionohet nga mosha, po arrin të mposhtë konkurrencën e Mançester Junajtidit. Kartoni i Diazit do të paguhet 50 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 60 milionë euro, dhe nga këto 37.5 milionë paundë do të jepen tani, dhe 12.5 milionë do të jenë në formë klauzolash. Liverpuli ka Salahun, Manenë dhe Firminon si treshen titullare të sulmit, por ka edhe Diogo Zhotanë, ndërsa Luis Diaz do t’i japë më shumë alternativa Klopit.
Sfidanti.al