Perandoria e agjentit Zhorge Mendes vlen gati 600 milionë euro

Është padyshim menaxheri më i suksesshëm i futbollit, edhe pse rivalë të tjerë, si për shembull Mino Raiolën. Gjithsesi, Zhorge Mendes mbetet numri 1 i agjentëve të sportit më popullor në botë, dhe faqja e specializuar “transfermarkt” përpiloi një formacion me 11 lojtarët më të vlerësuar të tij, që nga porta deri tek sulmi. Në total, ky formacion vlen 595 milionë euro, pra afërsisht 600 milionë, që do të ishte një nga skuadrat më të shtrenjta në botë, nëse do të krahasohej me ekipet e tanishme.

Formacioni i Mendesit: Ederson (Siti, 70 milonë euro), Kanselo (Siti, 50), Ruben Dias (Siti, 38), Paulista (Benfika, 22), Semedo (Barcelona, 40), Fabinjo (Liverpul, 70), Neves (Uolves, 50), Bernardo Silva (Siti, 100), Hames Rodrigez (Al Rajan, 40), Di Maria (PSG, 40), Kristiano Ronaldo (Man. Junajtid, 75).

Sfidanti.al