Është pak e tepërt kritika që iu bë trajnerit italian ndërsa klubi anglez vendosi ta shkarkonte. Klaudio Ranieri nuk është më në stolin e Uatfordit, në të cilin mbijetoi vetëm 112 ditë (!!!) duke fituar vetëm 7 pikë në Premier Ligë që nga tetori. Gjithsesi, në opinionet për 70-vjeçarin duket se është kaluar masa sepse ka nga ata analistë (si Natan Solt për “Deili Meilin”) që thonë se “metodat e tij të stërvitjes ishin arkaike!” Dakord, por Ranieri u shpall kampion i Anglisë në 2016 me Leisterin duke shkaktuar një nga të papriturat më të mëdha në histori! A mundet që për 5 vjet ai të kthehej nga bashkëkohor në arkaik?
Sfidanti.al