Inter-Atalanta, një sfidë për titull ku Berat Gjimshiti është titullar!

E ka fituar tashmë sërish vendin në formacion dhe po luan rregullit. Janë larg muajt e kaluar kur Berat Gjimshiti shpesh ulej në stol e hynte si zëvendësues për Atalantën, pasi trajneri Gasperini i beson plotësisht. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare pritet në fushë sonte për ekipin e tij, në duelin e nivelit të lartë të Serisë A ndaj Interit. Përballja është në Bergamo dhe dy ekipet do të luajnë me lojtarët më të mirë, ndërsa cilësohet si duel për titull, sepse diferenca mes tyre është 8 pikë. Trajneri mik, Inzagi, pritet të aktivizojë Aleksis Sançezin në krah të Xhekos, dhe Lautaro Martinezi ta nisë nga stoli.

Interi ka 49 pikë në 20 ndeshje në vend të parë, ndërsa Atalanta është e katërta me 41 pikë po në 20 ndeshje. Për Interin, “brohoret” sonte edhe Juventusi pasi ndodhet 3 pikë prapa bergamaskëve me një ndeshje më shumë të luajtur, e nëse fitojnë zikaltërit, shanset e bardhezinjve për në Champions rriten më shumë.

Atalanta (3-4-3): Muso, Gjimshiti, Demiral, Palomino, Zapakosta, De Ron, Frojler, Pecela, Iliçiç, Muriel, Pashaliç.

Interi (3-5-2): Handanoviç, Shkriniar, De Vraj, Bastoni, Darmian, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Perishiç, Sançez, Xheko.

Sfidanti.al