Hallet e Realit, Sebajos dërgon në dreq Karlo Ançelotin

Kishte 5 muaj që nuk po arrinte të luante, ndërsa kishte pasur edhe probleme dëmtimi. Më në fund, tek Reali i erdhi radha Dani Sebajosit për të hyrë në fushën e lojës, ndërsa trajner Karlo Ançeloti vendosi ta aktivizonte të paktën për pak minuta në fund të ndeshjes së Kupës së Mbretit. Ishte minuta e 86-të, kur më në fund trajneri italian u kujtua për ish-lojtarin e Arsenalit, por edhe atëherë nisi ta vononte, duke i thënë të priste ndërsa do të dilte David Alaba. Sebajosi, i cili i ka pasur shumë të vështirë këta muaj pa luajtur, e humbi durimin, i bëri shenjë proteste me dorë Ançelotit dhe shkoi u ul në stol. Ai u fund më vonë, por luajti shumë pak dhe besohet se ka një hatërmbetje me trajnerin e tij.

Sfidanti.al