Çfarë po ndodh me “dorën e zotit” të NBA-së..Stefen Kërr ?

Çfarë po ndodh me basketbollistin e famshëm amerikan Stefën Kërri? “Mbreti” i gjuajteve për 3 pikësha për të gjitha kohërat në NBA, mbi 3000 të tillë, në dy ndeshjet e fundit është tradhëtuar nga “dora e zotit”. Po nga doli ky mallkim tamam në sezonin që ai gjunjëzoi rekordin më të bujshëm të NBA-së që mbahej nga Rei Allen me 2973 trepikësha! Është Draimond Grin, njeriu që sakrifikon më shumë tek Golden State që qetëson të gjithë tifozët dhe adhuruesit e basketbollistit, preçizioni i të cilit në ditët më të mira, ka një bukuri të pabesueshme..

Shoku i tij Grin jep këtë deklartaë: “ Është duke humbur disa gjuajtje në ndeshjet e fundit, por le të mos shqetësohemi. Në horizont e shikoj shumë shpejt kur të nisë rituali i koshave në seri, ku 10 nga 14 gjuajtje për 3 pikë do të përfundojnë brenda. Gjithshka do të shkojë mirë”.

Nuk ka dyshim se Stefen Këri poo kalon një nga periudhat më të errëta, dhe shifrat e demostrojnë atë. 31,4% realizimi nga loja dhe 29,5% në gjuajtjet për 3 pikë. Që Golden State të rikthehet në ditët e saj të spektaklit, të ruajë vendin e parë në klasifikim nga Phoenix, pritet një Stefen Kërr që të mrekullojë nga çdo pozicion…

Sfidanti.al