Reali ndërpret bisedimet me Rydigerin, nuk pranon kërkesën për rrogë!

Nuk është vetëm kjo arsyeja kryesore, por edhe ajo që madrilenët duan të ruajnë një raport miqësor të dy lojtarëve titullarë që kanë në qendër të mbrojtjes. Flasim për David Alabën dhe Eder Militaon që po zhvillojnë një sezon të shkëlqyer, ndaj duket se nuk do të ketë vend në ekip për Antonio Rydigerin. Mbrojtësi i Gjermanisë dhe i Çelsit përfundon kontratën në verë dhe është i mundshëm ligjërisht për të zhvilluar bisedime me klube të tjerë. Duket se tek Reali e kanë përjashtuar marrjen e tij edhe sepse ka kërkuar 220 000 euro në javë rrogë.

Sfidanti.al