Harden pa mëshirë në Los Anxhelos, mund edhe Klipersat!

Mezi priste që të kthehej pas një izolimi dyjavor për shkak të Kovidit. Xhejms Hardeni është sërish “mjekra” më e njohur e NBA-së, ndërsa shkëlqeu në fitoren e dytë të Bruklinit në Los Anxhelos. Pasi, njujorkezët triumfuan 122-115 ndaj Lejkërsave, këtë herë fitorja ishte edhe më bindëse, 124-108 me Klipersat. Harden shënoi 39 pikë, barazoi rekordin e sezonit, si dhe vendosin rekordin sezonal me 15 asiste. Ai kapi edhe 8 topa në tabela duke iu afruar tripëll dabëllit, diçka që realizoi ndaj Lejkërsave (36 pikë, 10 topa në tabela, 10 asiste). Të dy ekipet kishin mungesa, pasi vendasit nuk kishin yllin kryesor Kauai Leonard, si dhe lojtarin e dytë më të mirë Pol Xhorxh. Bruklini nuk kishte Kevin Durantin dhe Kajri Irvingun, por mjaftoi Hardeni. Bruklini është skuadra më e mirë e Lindjes me 23 fitore e 9 humbje, një humbje më pak se Çikago Bullsat, ndërsa Klipersat janë në vend të 6-të në Perëndim me 17 fitore e 17 humbje.

Sfidanti.al