Tenis, 95% e sportistëve janë vaksinuar, por çfarë ka bërë Gjokoviçi?!

Australian Open afrohet dhe që nga 1 janari nis sezoni i vitit të ri të këtij sporti, ndërsa ende ka shumë dyshime dhe paqartë lidhur me vaksinimet. Australia është një vend që i ka ashpërsuar rregullat për koronavirusin, dhe tenistë të shquar mund të mbeten jashtë Grand Slemit të parë të 2021-it pikërisht nëse nuk janë të vaksinuar. Zv. presidenti i ATP-së, Sajmën Higson, thotë se deri tani janë vaksinuar 95 për qind e 100 tenistëve të parë në renditjen botërore. Më herët jepej shifra 80 për qind, por Higson tha se “kjo shifër është e vjetër”. Nuk dihet nëse Novak Gjokoviç është vaksinuar apo jo, dhe numri 1 i botës rrezikon të mos jetë në Australian Open.

Sfidanti.al