Starrixh i thotë gjyqit: I kam paguar 30 000 USD për qenin e vjedhur!

Histori gjysmë për të qeshur, por edhe gjysmë “për të qarë” me ish-lojtarin e Liverpulit e Mançester Sitit, që është akuzuar nga një amerikan si mashtrues. Kjo gjë e pati fillesën në 2019, kur Daniel Starrixh lajmëroi botërisht se i ishte vjedhur qeni i tij pomeranian dhe se i premtonte 30 000 USD atij që do t’ia gjente. Muzikanti Foster Uashington e gjeti qenin dhe ia dorëzoi futbollistit anglez, por tashmë pretendon se nuk i është dhënë shpërblimi i premtuar. Çështja shkoi në gjyq, dhe në Los Anxhelos u vendos që Starrixh t’i jepte Uashingtonit 30 000 USD e premtuar. Gjithsesi, anglezi thotë se ato para janë paguar, e ndoshta do ta apelojë vendimin.

Sfidanti.al