Halandi e Belinghami cilësohen “të prerë” për Liverpulin, por Klop mendon për Luis Diazin!

Emrat e mëdhenj mund tëp resin verën dhe nuk dihet nëse do të mund të mbërrijnë ndonjëherë në “Anfild”. Shumë analistë dhe opinionistë mbetën duke thënë se Erling Halandi dhe Xhud Belinghami i përshtaten shumë stilit të lojës së Liverpulit, por trajneri Jurgen Klop për momentin po mendon për një përforcim në janar. Në listën e tij është lojtari i krahut i Portos, Luis Diaz, i cili duhet të mbulojë boshësinë e shkaktuar në nisje të vitit 2022 nga largimi i mundshëm i Salahut dhe Manesë për në Kupën e Afrikës. Diaz është një lojtar vërtet shumë i mirë, që u veçua nga shokët e tij prej trajnerit të Milanit, Stefano Pioli, kur dy ekipet u ndeshën në grupet e Championsit. Gjithsesi, Klopi nuk do ta ketë të lehtë sepse Diazin e duan edhe Bajerni e Mançester Junajtidi, ndërsa është cilësuar “Kristiano Ronaldo i Kolumbisë”.

Sfidanti.al