Bundesliga nuk shpëton nga Kovidi, nga 28 dhjetori kthehen “ndeshjet fantazmë”!

U duk se i kishin lënë pas, ndërsa kampionati gjerman u bë zilia e Europës duke nisur i pari në maj 2020, e duke nisur të kthejë edhe publikun në stadiume. Gjithsesi, goditja e re e pandemisë po merr hakun e vet, dhe autoritetet gjermane kanë vendosur të mbyllin sërish dyert për tifozët. Kjo masë e re hyn në fuqi që nga 28 dhjetori, ndërsa klubet shpresonin për të kundërtën, që të lejoheshin njerëzit qoftë edhe pjesërisht për të përballuar kostot, dhe për të paguar rrogat. Kancelari i ri, Olaf Sholc, deklaroi se “aktivitetet federale me prani të madhe njerëzish nuk do të lejohen më që të zhvillohen me audiencë, kjo sidomos vlen për ndeshjet e futbollit”. Shqetësimi i politikanëve është nga përhapja e shpejtë e llojit Omikron të koronavirusit që po “harbon” nëpër Europë. Nuk dihet sesa kohë mund të mbetet në fuqi ky rregull.

Sfidanti.al