Një njeri si ai nuk mund të rrinte pa iu përgjigjur atyre që i quan kritika të padrejta. Zhoze Murinjo u hodh në sulm pas fitores 4-1 të Romës në fushën e Atalantës, duke hedhur poshtë epitetin e dështakut ndaj skuadrave të mëdha. “Na thoshin se kishim 19 muaj që nuk fitonim ndaj një të madheje, – tha portugezi, – tani kemi 20 minuta që e kemi mundur. Pashë një frymë të shkëlqyer të skuadrës, ndërsa arbitri ishte shumë i mirë”. Murinjo kishte thënë që në prag të ndeshjes së do të shkonte në Bergamo për të fituar. “Kjo është Roma më e bukur e sezonit, – u shpreh ai, – ne ishim tërmeti i vërtetë. Skuadra ishte e fortë në çdo kuptim”. Një sukses i tillë ishte shumë i nevojshëm për moralin pas humbjes 0-3 me Interin në “Olimpiko”, ndërsa jep shpresë për kualifikimin në Champions.
Sfidanti.al