Përse trajneri i Kombëtares, Edi Reja, nuk i del inati me “anglezin” Armando Broja ?

-Përse trajneri Edi Reja, edhe këto ditë që në Angli e bekojnë, nuk ndalet duke numëruar pikat e dobëta të Armando Brojës?

-Sepse trajneri do ta pëlqente Brojën, mund ta bënte edhe kapiten ekipi, nëse do të luante në Serinë A, dhe tamam me Udinezen, siç e kishte rekonaduar “menexheri” Edi Reja…

-Përse kapteni i Dinamos, Ibrahimi ka arritu në konkuluzionin pikant se Dinamos i paska bërë keq harmonia e tepruar, madje siç thotë ai u dashka edhe pak sherr brenda llojit?

-Sepse Ibrahimi paska qënë në gjumin e “harmonisë” kur presidenti Bardhi disa ditë më parë deklaroi se Dinamon ia kishin marrë fshehurazi disa “fantazma” dhe po ia keqpërdornin …

– Përse presidenti Duka fill pas shortit në Ligën e Kombeve veshi petkat e Nastradinit dhe filloi përrallën me kualifikimin në grup?

-Sepse këtë herë do të dalë në skenë vetë, meqë ka zgjedhjet për fronin, dhe golat do t’i bëj vetë, si në kohët e arta, kur i bëri “magji” Armenisë…

-Përse trajneri Brdafriç i Vllaznisë, pas barazimit me Dinamon, u ka thënë futbollistëve të tij : mos u mundoni kot, se më keq nuk mund ta luanit këtë ndeshje?

-Sepse Vllaznia këtë herë e kishte ndarë mëndjen të luante me turne, në gjumë në pjesën e parë dhe u ngjall në të dytën…

-Përse Safet Gjici prishi letargjinë pas humbjes me Laçin duke “spiunuar sistemin” se Kridenc Meta është arbitër-ushtar i Laçit?

-Sepse nuk del dot një president tjetër që të na tregoi deri në fund.. hartën e arbitrave patronazhistë nëpër ekipet e Superligës…

Sfidanti.al