Një sfidë e fortë në “San Siro” për të përcaktuar deri diku se cila skuadër do të jetë ndjekësja më e afërt e Interit në garën për titullin kampion në Serinë A. Milan-Napoli do të thotë edhe Stefano Pioli përballë Luçiano Spaletit, dhe ky duel nuk është aspak pozitiv për trajnerin vendas. Ndryshe nga bilanci Milan-Napoli që është në të mirë të kuqezinjve, ky i stolit flet keq. Pioli nuk ka fituar asnjë ndeshje ndaj Spaletit në të kaluarën, ndonëse kanë qenë përballë plot 10 herë. Në 10 ndeshje, 3 kanë dalë barazim dhe 7 janë fituar nga “tullaci” që sot është i ulur në stolin e Napolit.
Sfidanti.al