Mercedesi do ta tërheqë kërkesën për apel ndaj fitores së Maks Verstapenit të Red Bullit në kampionatin botëror në Formula 1. Lajmi jepet fillimisht në mediat angleze të cilat theksojnë se skuadra gjermane me bazë në Angli do ta bëjë këtë gjë pas kërkesës së Ljuis Hamiltonit. Shtatë herë kampioni i botës mësohet të ketë thënë se nuk dëshiron ta fitojë titullin e 8-të rekord në gjyq, por në pistë. “Nuk është mirë për sportin që të zgjidhë problemet në gjyqe”, – mësohet të ketë thënë piloti 36-vjeçar anglez. Fillimisht, Mercedesi bëri dy apelime të dielën e kaluar, kur përfundoi gara në Abu Dabi, duke kundërshtuar veprimet e organizatorëve mbi makinën e sigurisë dhe mënyrën sesi u veprua me makinat e parakaluara që ndodheshin mes Hamiltonit dhe Verstapenit.
Sfidanti.al