Vetëm lojtari i Maincit, Karim Onisiuo, është në të njëjtin nivel me të, ndërsa argjentinasi po kalon një sezon edhe me rekorde, por edhe me dështime. Shkëlqen në Ligën e Kampionëve, por është shumë poshtë në Ligën e Francës, duke kthyer në gol vetëm 2.9 për qind të rasteve që i paraqiten. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur kjo gjë Lionel Mesit, ndërsa përshtatja në futbollin francez, sidomos në një ekip me Mbapenë e Nejmarin, të paekuilibruar në mesfushë, po e mundon. Tieri Henri thotë se Mesi do të kthehet shpejt ai që ka qenë tek Barcelona, por duhet të presim për të parë se kur do të ndodhë.
Sfidanti.al