Horst Ekel, shuhet Heroi i fundit gjerman të Mrekullisë së 1954-ës!

Ishte mrekullia që ndodhi në stadiumin e Bernës ku Gjermania Perëndimore (RFGJ) fitoi titullin botëror duke shtangur gjithë rruzullin pas fitores në finale ndaj stërfavorites Hungari. “Kuajt Fluturues” me në krye Ferenc Pushkashin u detyruan të dorëzohen përpara heronjve të “Bundestimit”, të cilët ishin shuar njëri pas tjetrit me kalimin e dekadave, me përjashtim të njërit. Ky ishte Horst Ekel, mesfushori nga Pfalci, që u shua pikërisht sot në moshën 89-vjeçare. Për Gjermaninë luajti 32 ndeshje nga 1952 deri në 1958, ndërsa për Kaizerslauternin luftoi në 214 ndeshje në vitet 1949-1960. Kampioni i botës doli dy herë kampion i Gjermanisë me Kaizerslauternin në 1951 e 1953 dhe mori pseudonimin “zagar” për shpejtësinë dhe forcën e karakterit. Fitorja në Bernë në 1954 cilësohet si më e madhja e futbollit gjerman duke ndihmuar vendin të fitonte sërish respektin në të gjithë botën.

Sfidanti.al