Alen Prosti, piloti më i mirë në historinë e Formula 1, thotë Ekëlstouni!

Nuk është as Mikael Shumaheri dhe as Ljuis Hamiltoni, ashtu siç mendojnë tifozët që e kanë ndjekur Formula 1 në 30 vitet e fundit. Ka edhe më shumë se kaq ky sport dhe një veteran si Berni Ekëlstoun padyshim që di të kthejë kokën shumë prapa. Kur u pyet se kush është piloti më i mirë i të gjitha kohëve, ai tha se është e vështirë të përcaktohet. “Fangio ishte shumë i zoti të shkonte në makina të ndryshme dhe të fitonte, ai punonte me kontrata 1-vjeçare, – thotë ai, – nuk dua të them se ishte më i miri apo jo, por këto janë faktet”. Më pas, ai bën një vlerësim. “Alen Prosti për mua ishte më i miri, – theksoi Ekëlstouni, – ai kishte gjithnjë shokë skuadre të vështirë, të zotët, duhej të mendonte vetë për gomat dhe për makinën, ndërsa pilotët e sotëm kanë kaq shumë informacion elektronik nga skuadrat për gjithçka”.

Sfidanti.al