Nuk pati rëndësi fakti se po luanin në fushë kundërshtare, dhe madje në çfarë fushe. Dallas Maveriksi ishte në “Stejpëll Sentër” ndaj Klipersave vendas, por mjaftoi kthimi nga dëmtimi i Luka Donçiçit që gjithçka të ndryshonte. Skuadra nga Teksasi, që kishte humbur disa ndeshje radhazi, triumfoi 112-104 pas kohës shtesë falë dyshes europiane. Donçiç shënoi 26 pikë dhe iu afrua një tripëll dabëlli me 9 topa në tabela e 9 asistë, ndërsa Kristaps Porzingis shtoi 30 pikë e 7 topa në tabela. Klipersat ende nuk e kanë yllin kryesor, Leonardin e dëmtuar, ndërsa Pol Xhorxh pati 26 pikë, kurse Rexhi Xhekson 31 pikë e 10 topa në tabela. Me këtë fitore, Dallasi e la prapa ekipin nga Kalifornia në Konferencën Perëndimore, me 10 fitore e 7 humbje ndaj 10 fitoreve e 8 humbjeve.
Sfidanti.al