Kërri thyen njërin rekord të 3-pikëshave të Rej Alenit, synon tjetrin!

Askush nuk ka realizar nga distanca më shumë se ai në historinë e NBA-së. Stefën Kërri arriti në 3 366 kosha tripikësh të shënuar gjatë sezonit të rregullt dhe plej ofit, ndërsa rekordin e mëparshëm e mbante Rej Allen me 3 358. Ylli i Golden Stejtit ishte 1 kosh prapa rekordit, dhe shënoi 9 të tillë në fitoren 119-93 ndaj Çikagos. Kërri madje është më lart se Alen, sepse këtij të fundit iu deshën 18 sezone, ndërsa basketbollisti me numrin 30 është në sezonin e 13-të dhe iu deshën 585 ndeshje më pak. Në 2015-2016, Kërri theu rekordin e tripikëshave të realizuar në një sezon të NBA-së me 402 dhe këtë edicion mundet ta thyejë përsëri. Ylli i Golden Stejtit do të synojë edhe rekordin e Allenit gjatë sezoneve të rregullt, me 2 973 kosha tripikësh, ndërsa ai ka 2 896. Kjo do të thotë se i duhen edhe rreth 80 kosha pra mund ta bëjë që këtë sezon.

Sfidanti.al