I takoi Niklas Zyles “llotaria” për të qenë i infektuari i radhës tek “teutonët”. Mbrojtësi i Bajernit doli pozitiv për koronavirus dhe u detyrua ta braktiste skuadrën për të qenë në izolim dhe për t’u mjekuar. Nga kuartieri i DFB-së në Volfsburg po ashtu u larguan edhe 4 lojtarë të tjerë që kishin qenë në kontakt më të afërt me të. Flitet për futbollistët e Bajernit, Xhoshua Kimih, Serg Gnabri dhe Xhamal Musiala si dhe i riu i I Salcburgut, Karim Adejemi. Ata u larguan një e nga një dhe do të jenë në izolim, ndërsa duhet parë sesi do të dalin testet e tyre më pas. Katër lojtarë të tjerë, të cilëve nuk u jepen emrat, u lejuan të qendronin në grumbullim, duke iu nënshtruar një kujdesi të madh dhe duke u ulur në tavolinë veç nga të tjerët.
Sfidanti.al