Lajmet nga Anglia janë që dyshja portugeze në “Old Traford” ka dalë kundër trajnerit dhe mezi pret që ta shohë të shkarkuar, ndërsa njëri prej tyre po kritikohet për nivelin e dobët që po tregon këto kohë. Fjala është për Bruno Fernandesin, mesfushorin që i ka ulur “marshet e motorit” duke qenë fajtor për lojën e dobët të “djajve të kuq”. Gjithsesi, kjo formë e dobët duket se nuk po e pengon Fernandesin që të ndikojë për keq në fatin e trajnerit. Ka nga ata që thonë se lojën sulmuese të Mançester Junajtidit e komandojnë Fernandesi dhe Kristiano Ronaldo. Edhe CR7, që erdhi në verë me bekimin e Solskjerit, duket se ka dalë kundër trajnerit, i shqetësuar për rënien e standardeve në lojën e ekipit.
Sfidanti.al